Dua Lipa dukej tipike me stil, teksa pozoi me motrën e saj më të vogël Rinën në “Gucci Cruise 2025 Fashion Show” në Tate Modern të hënën në mbrëmje.
Ylli 28 vjeçe, iu bashkua mamasë së saj Anesës dhe babait të saj Dukagjinit, për një paraqitje të rrallë familjare.
Krijuesja e hitit “Physical” shfaqi këmbët e saj seksi, me pantallona të shkurta të zeza dhe një bluzë të bardhë me geta me shkëlqim.
Dua kishte një xhaketë lëkure të zezë me pako me platformë të trashë, të dyja nga marka legjendare.
Ajo e përfundoi dukjen ‘chic’ me një çantë të zezë, ndërsa kishte një grim mahnitës.
Dua dhe motra e saj iu bashkuan rreshtit të parë të listës A, e cila përfshinte Kate Moss, vajzën e saj modele Lila, Salma Hayek-Pinault, Daisy Edgar-Jones dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/