Kompania muzikore “Warner Music Group” po ia sheh hairin dy këngëtareve shqiptare.
Bëhet fjalë për Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, të cilat po i dhurojnë një javë jashtëzakonisht pozitive video kompanisë amerikane, shkruar Variety.
Dua gjatë mbrëmjes së mërkurës ka fituar dy çmime në festivalin muzikor britanik, “Artisja e re më e mirë britanike” si dhe “Këngëtarja më e mirë britanike ndër femrat”.
E gjithë edhe në saje të hitit “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.
Bebe Rexha është këngëtarja më e dëgjuar femër në SHBA me këngën “Meant To Be”, të cilën e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line, ku ka marr një pllakë platini nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.
Theksojmë se kënga e 28-vjeçares është shikuar mbi 2018.4 milionë herë në YouTube ndërsa është duke punuar në këngë të reja.
Ndryshe, kompania muzikore nën menaxhim ka edhe Stormzy, Ed Sheeran, Liam Payne, Gorillaz dhe shumë artistë të tjerë. /Telegrafi/