Londra së shpejti do të gumëzhij nga zhurmat e krijuara nga një koncert madhështor.
Në Britani të Madhe do të mbahet koncerti për bamirësi, të cilën e organizon shoqata “Streets of London”, ku paratë e mbledhura do të shkojnë për të pastrehët.
Në këtë ngjarje kanë shprehur interesim të marrin pjesë një numër i madh i artistëve britanik, ku në mesin e tyre që nuk kanë dashur të mungojë dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen është edhe Dua Lipa.
Koncerti është planifikuar të mbahet në stadiumin legjendar të futbollit “Wembley” të kryeqytetit britanik.
Pos këngëtares sonë, prezent do të jenë edhe llie Goulding, Bastille, Mabel, Sigrid, Grace Carter, Jax Jones dhe Dermot Kennedy.
Theksojmë se “Streets of London” e organizon këtë koncert të madh çdo vit dhe pothuajse çdo sezon arrin të mbledh rreth 400 mijë euro.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në albumin e dytë. /Telegrafi/