Telegrafi

Dua Lipa arrin në Brit Awards, shkëlqen në tapetin e kuq (Foto/Video)

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Brit Awards.

Shqiptarët si kurrë më parë kanë arsye për të ndjekur për së afërmi ngjarjen kryesore muzikore të Britanisë së Madhe.

E gjithë kjo në saje të dy këngëtareve shqiptare, Rita Orës dhe Dua Lipës, të cilat do t’i shohim sonte rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale.

Tashmë Lipa ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit muzikor, ku ka shkëlqyer duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ajo kishte të veshur një fustan në formë të tylit ngjyrë rozë teksa i zbulon paksa supet, gjë që ka marrë edhe komplimentet e para të organizatorëve të festivalit.

“Një vizion absolute në rozë! Artistja më e nominuar ndër zonjat dhe zotërinjtë e natës”, shkruan në llogarinë zyrtare të festivalit në Ttwitter.

Theksojmë se këngëtarja shqiptare është nominuar në kategoritë “Brit Award for British Single”, ” MasterCard British Album of the Year”, ” British Video Award”, ” British Breakthrough Act” dhe ” Brit Award for British Female Solo Artist”.

Ndryshe, bukuroshja jonë tashmë ka filluar punën në projekte të reja muzikore, ndërsa hiti “New Rules”, tashmë ka arritur edhe një miliard shikime në YouTube. /Telegrafi/