Këngëtarja Dua Lipa javën e kaluar solli projektin e saj më të ri “IDGAF”.
Kënga u prit mirë nga publiku, dhe në vetëm pak ditë pas publikimit, ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.
Plot 28 milionë është shifra e arritur në YouTube me këngën “IDGAF”, gjersa këtë gëzim Dua e ka shprehur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet me gjuhën jashtë pranë një statuje me gishtin e mesëm.
“28 milionë në një javë (Nëse ende nuk e keni klikuar këngën time, e gjeni në linkun e biografisë sime në Instagram)” (sic.), ka shkruar Lipa.
E njëjta vazhdon të jetë shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar, duke duket se vitin 2018 e ka nisur mbarë me projekte, të cilat po rezultojnë të suksesshme. /Telegrafi/