Ajo aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami.
Dhe gjatë një pushimi nga performanca, Dua Lipa hyri në Instagram për të ndarë fotografi të reja në të cilat ajo tregoi këmbët e skalitura.
Ylli i popit, 26 vjeç, dukej sensacionale me një fustan ngjyrë krem me dantella që ngjitej pas trupit të saj.
Ajo e kombinoi atë me xhaketë sportive lëkure dhe një palë gete teksa u përkul në dysheme për të bërë një pozë.
Ajo shtoi një palë doreza lëkure të kaltra për t’i dhënë një ngjyrim të ri veshjes së saj dhe një palë vathë të lezetshëm që bien në sy.
Flokët e saj të zeza u stiluan përsëri në disa gërsheta dhe ajo e përfundoi pamjen me lëkurë të ndezur dhe një buzëkuq rozë.
Dhe në mbishkrimin e fotove të bujshme, ajo tha: “Mos e merrni veten shumë seriozisht”.
Kujtojmë se Dua së fundmi morri vëmendje të plotë me veshjet e përzgjedhura për fillimin e turneut të saj. /Telegrafi/