Telegrafi

Dua fotografohet me kostum të larjes në Miami, e shoqëruar nga i dashuri i saj

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e paparacive teksa është shfaqur në Miami e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.

24-vjeçarja është fotografuar me kostum larjeje me ngjyrë të zezë, ndërsa është argëtuar me miqtë dhe partnerin e saj.

Lexo po ashtu Pas angazhimeve për Vitin e Ri, Dua shijon pushimet me të dashurin dhe shoqërinë në një jaht luksoz

Duke qenë një yll botëror i muzikës, faqet rozë vazhdimisht shkruajnë edhe për dukjen e Duas, me theks të veçantë në linjat e saj trupore.

(Foto: MiamiPIXX/BackGrid)

Fokusi i fotoreporterëve që i kanë bërë fotografitë ka qenë pjesa e pasme e fizikut të këngëtares shqiptare.

Nga ana tjetër, 20-vjeçari Anwar, vëllai i vogël i motrave, Gigi dhe Bella Hadid, e ka ekspozuar trupin plot tatuazhe. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)
(Foto: SplashNews.com)

 

(Foto: SplashNews.com)