Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e paparacive teksa është shfaqur në Miami e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.
24-vjeçarja është fotografuar me kostum larjeje me ngjyrë të zezë, ndërsa është argëtuar me miqtë dhe partnerin e saj.
Duke qenë një yll botëror i muzikës, faqet rozë vazhdimisht shkruajnë edhe për dukjen e Duas, me theks të veçantë në linjat e saj trupore.
Fokusi i fotoreporterëve që i kanë bërë fotografitë ka qenë pjesa e pasme e fizikut të këngëtares shqiptare.
Nga ana tjetër, 20-vjeçari Anwar, vëllai i vogël i motrave, Gigi dhe Bella Hadid, e ka ekspozuar trupin plot tatuazhe. /Telegrafi/