Dua Lipa ishte ylli kryesor i mbrëmjes së kaluar në ceremoninë e ndarjes çmimeve Brit Awards.
Këngëtarja është shpërblyer me çmimin e “Artistes më të mirë” në saje të këngës “One Kiss” të Calvin Harrisit.
Bukuroshja kishte sjell me vete e gjithë familjen që ishin të ulur në një tavolinë të përbashkët, që ka tërhequr vëmendjen e nikoqirit të ngjarjes Jack Whitehall.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit, ky i fundit u ndal edhe te i ati i këngëtares, Duakgjin Lipës, i cili kishte veshur kostume dhe u cilësua si ‘babai më coolest’.
Kjo nuk është hera e parë që Dugi merr komplimente për dukjen, i cili është edhe ikonë e shumëkujt për veshjet.
Kujtojmë se familja Dukagjini është prindër edhe i dy fëmijëve të tjerë, një vajze dhe një djalit, të cilët i ka sjell në jetë në saje të martesës me Anesën.
Ndryshe, javën e kaluar këngëtarja u bë shqiptarja e parë që ka fituar dy çmime prestigjioze “Grammy Awards”. /Telegrafi/