Ato kanë arritur suksese të mëdha në karrierë dhe janë krenaria e të gjithë shqiptarëve.
Bëhet fjalë për dyshen e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën dhe Rita Orën, të cilat po pushtojnë skenat botërore me koncerte.
Por, së fundi është bërë një krahasim mes dy këngëtarëve sa i përket numrit të ndjekësve në rrjetet sociale.
Në fakt, Dua e ka kaluar Ritën për nga numri i ndjekësve në rrjetin social Instagram.
Megjithëse ka vetëm tre vjet më pak se 27-vjeçarja që është në tregun muzikor, Dua numëron mbi 13.8 milionë ndjekës gjersa Rita ka gjithsej 13.6 milionë ndjekës.
Duket se 22-vjeçarja ka ndikuar kënga “New Rules”, e cila është shikuar mbi 1.1 miliard herë në YouTube dhe në këtë formë ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave anekënd botës.
Ndryshe, Rita ka performuar në dy kryeqendrat shqiptare – Tiranë dhe Prishtinë, ku në këtë të fundit do ta shohim gjatë muajit gusht edhe Duan. /Telegrafi/