Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve Grammy Awards.
Padyshim që lajmi kryesor i ditës për shqiptarët ishte fitimi i dy çmimeve nga ana e Dua Lipës.
Ajo triumfoi në dy kategoritë – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri” – ku ka marrë shumë urime prej personaliteteve të ndryshme.
Zeshkania 23-vjeçare gjithashtu është komentuar edhe për dukjen në qilimin e kuq teksa është futur në listën e yjeve më mirë të veshura.
Gjithashtu edhe Bebe Rexha, e cila ka qenë e nominuar në dy kategori, “Best Country Duo/Group Performance” si dhe në të njëjtën me Lipën për arstisten më të mirë.
Edhe Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në këtë mbrëmje, por nuk ka lënë shumë gjurmë në mbrëmjen prestigjioze.
Eonline ka zgjedhur disa prej personazheve të njohur të cilët janë veshur më mirë. /Telegrafi/