Telegrafi

Droni ukrainas shkatërron sistemin artilerik të rusëve

Operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase, kanë arritur të shkatërrojnë një sistem artilerik të ushtrisë ruse.

Nga brigada e 406-të e ushtrisë ukrainase, shihet shkatërrimit i sistemit artilerik rus 2A65 Masta-B dhe 2S19 Masta-S, transmeton Telegrafi.

Mbi janë hedhur bomba që hedhin në erë sistemin artilerik të rusëve që ishte futur në një zonë malore, duke menduar se do të kamuflohet dhe nuk do të vërehet.

Lexo po ashtu Njësia e ushtrisë ukrainase që ka një prej punëve më të vështira, ata mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë dhe ua dorëzojnë familjarëve

Sulme të tilla me dronë janë bërë një “armë e fshehtë” e ukrainasve, që kanë arritur të shkatërrojnë qindra mjete të blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Në anën tjetër, luftimet më të ashpra që po zhvillohen në Ukrainë janë kryesisht në lindje, në veçanti në Bakhmut dhe Soledar. /Telegrafi/