Lufta në Ukrainë po vazhdon me intensitet të lartë, kurse ukrainasit janë duke tentuar të çlirojnë sa më shumë fshatra dhe qytete që janë nën kontrollin e rusëve.
E brigada e 45-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase ka realizuar një aksion të suksesshëm në lindje të vendit, duke shkatërruar armët dhe municionet ruse që i kishin fshehur nëpër istikame, transmeton Telegrafi.
Një video e realizuar nga ajri, shfaq dronin e ukrainasve që lëshonte bomba mbi armët dhe municionin e rusëve që e kishin fshehur në istikame, me shpresën që nuk do t’ua gjejnë dhe lokalizojnë.
Aty shihet kur bomba bie, vjen deri te shpërthimi i fuqishëm si pasojë e municionit që gjendej brenda istikameve.
Në anën tjetër, Kievi sot ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë me artileri të rëndë një depo municionesh që e përdorte ushtria e Vladimir Putinit. /Telegrafi/