Telegrafi

Droni ukrainas godet direkt njërën prej rafinerive më të mëdha ruse

Ukrainasit kanë sulmuar me dronë njërën nga rafineritë më të mëdha ruse – duke vazhduar kështu sulmet mbi ekonominë e këtij vendi.

Pamjet amatore shfaqin dronin UJ-22 duke iu afruar rafinerisë Nizhnyokamsk – që gjendet në rajonin e Tatarstanit, transmeton Telegrafi.

Sulmi është kryer të njëjtën ditë kur dronët me rreze të gjatë veprimi goditën një fabrikë që gjithashtu gjendet në Tatarstan – ku prodhohen dronët kamikaz Shahed për ushtrinë e Vladimir Putinit.

Me këto sulme mbi rafineritë ruse të naftës, kanë për qëllim dobësimin e ekonomisë ruse dhe kështu të hyrat e naftës së shitur që sponsorojnë luftën në Ukrainë, të pakësohen.

Ndryshe sulmet me dronë mbi rafineritë ruse kanë filluar të bëhen të zakonshme, e ukrainasit janë zotuar se nuk do të ndalen me to derisa Vladimir Putini të tërheq ushtrinë e tij nga territori i Ukrainës. /Telegrafi/