Telegrafi

Droni ukrainas dështon të shpërthejë – rusët e sulmojnë fluturaken nga frika dhe vetëvriten

Ukrainasit po vazhdojnë me kundërsulme të suksesshme ndaj forcave ruse.

Në rrjetet sociale po shfaqen gjithnjë e më shumë video të sulmeve të forcave ukrainase kundër atyre ruse.

Së fundi është publikuar një video e një droni vetëvrasës ukrainas, i cili godet një llogore teksa në të gjenden ushtarët rusë.

Lexo po ashtu Forcat speciale ukrainase ia mësyjnë pozicioneve ruse në Klischiivka, arrijnë ta çlirojnë fshatin nga forcat pushtuese

Megjithatë, droni nuk arrin të shpërthejë për një moment, raporton visegrad.

Në fakt, ushtarët rusë fillojnë të qëllojnë mbi dronin, duke e bërë atë të shpërthejë dhe t’ua merr jetën.

Ndryshe, rusët kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake pas nisjes së kundërsulmeve ukrainase. /Telegrafi/

https://twitter.com/visegrad24/status/1704204942917951954