Site icon Telegrafi

Droni rus futet në hapësirën ajrore rumune, anëtari i NATO-s ngrit në ajër aeroplanët F-16

Një dron rus ka shkelur hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi të mbrëmshëm në Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij shteti.

Incidenti ka ndodhur derisa rusët po kryenin sulme mbi “infrastrukturën civile” mbi lumin Danub në  Ukrainë, ka njoftuar ministri rumun i Mbrojtjes.

Duke parë situatën tensionuar autoritetet rumune kishin ngritur në ajër aeroplanë luftarakë F-16 si kundërpërgjigje, dhe lidhur me këtë veprim janë informuar të gjithë anëtarët e NATO-s, transmeton Telegrafi.

Autoritetet emergjente rumune, gjithashtu kishin informuar banorët e dy regjioneve në lindje lidhur me këto aktivitete.

Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të 2022, Rumania ka konfirmuar për fragmente të dronëve që kanë rënë në territorin e saj në disa raste, e më i fundit ishte ai i korrikut të këtij viti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version