Sulmi i befasishëm me dronë kamikazë në kryeqytetin ukrainas, goditi më së shumti banorët e këtij qyteti sesa raketimi që ndodhi tetë ditë më parë, ku raketat binin mbi objekte të ndryshme.
Sulmi i realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me dronët kamikazë iranian Shahed-136, aktivizoi ushtrinë, policinë por edhe qytetarët që shtinin me armë mbi ta nga kulmet e ndërtesave e dritaret e dhomave, transmeton Telegrafi.
Diku ia arritën qëllimit, e diku jo. Por lufta kundër dronëve kamikazë është shumë e vështirë siç e dëshmon edhe videoja që u realizuar rastësisht nga kameramani spanjolli, ku shihet droni duke u përplasur në objekt si dhe raketa që shkrepet nga mbrojtja kundërajrore e ukrainasve.
Lansimi i raketës nga mbrojtja kundërajrore ndodhi mbi një dron, derisa raketa MANPAD-s e ukrainasve po fluturonte, kaloi një dron kamikaz tjetër që goditi në ndërtesën Ukroenergo, që ishte cak i sulmeve të sotme në Kiev.
Nga këto sulme me dronë kamikazë ka pasur viktima në civilë si dhe dëme të mëdha materiale. Ekipet e shumta të shpëtimit kanë dalë në terren, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë ngecur nën rrënojat e objekteve të shkatërruara. /Telegrafi/
Spanish journalists captured the moment of the launch of a Ukrainian MANPADS aimed at Shahed-136 loitering munition, just moments before it struck the building of "Ukrenergo" electricity transmission system operator in Kyiv this morning. pic.twitter.com/w601IDQvBR
— Status-6 (Military & Conflict News) (@Archer83Able) October 17, 2022