Telegrafi

Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase i vërsulet rafinerisë së naftës ruse – objektivi ishte vetëm 150 kilometra larg vijës së frontit

Një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase kishte për cak rafinerinë ruse në Novosahtinsk në Rostovoskoj të Rusisë – duke shkaktuar një zjarr të madh.

Në videon amatore që është shfaqur në rrjetet sociale, shihet droni duke fluturuar mbi rafineri, e më pas bie mbi të, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina pretendon se ka kryer një sulm të fuqishëm në “Ishullin e Gjarprit”, thonë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse

Deri më tani nuk është raportuar për çfarë lloj droni bëhet fjalë, por gjykuar nga pamjet është një fluturake pa pilot prodhim ukrainas i njohur si PD-1 apo PD-2.

Ajo çfarë është interesant se rafineria e sulmuar, gjendet vetëm 150 kilometra larg vijës ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve. /Telegrafi/