Operatori i dronit të ushtrisë ukrainase, ka treguar edhe një herë që është bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Ai përmes fluturakes pa pilot “i dërgoi dhuratë” forcave pushtuese në afërsi të Siverskut, duke e goditur direkt tankun rus me dronin e mbushur me eksploziv, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin kur konvoji i tankeve ruse po lëvizte në një fushë të gjelbëruar, dhe droni që i lokalizon dhe u vihet nga pas.
Me shpejtësi të madhe i afrohet tankut të fundit të cilin e godet direkt, ndërsa pamjet ndërpriten si rezultat i shpërthimit.
Ky aksion është realizuar nga brigada e 54-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, që njihet për sulme të tilla. /Telegrafi/
A #Ukrainian drone operator showed a real master class in delivering "gifts" to the occupiers near #Siversk, directing his "kamikaze" directly at the head of a #Russian mobik sticking out of a tank.
Video: K-2 battalion of the 54th Mechanized Brigade pic.twitter.com/A50KEpghEq
— NEXTA (@nexta_tv) March 6, 2023