Ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese ruse.
Në një sulm në rajonin e Zaporzhzhia, ukrainasit goditën me dron kamikaz një tank rus të tipit T-72, transmeton Telegrafi.
Nga goditja direkte, tanku shpërtheu dhe për pak sekonda u shkatërruar nga flaka që e pushtoi tërë mjetin e blinduar.
E sipas komandantit të Gardës Kombëtare të Ukrainësl Oleksandr Pivnenko, ishte një dron kamikaz i njësisë Spartan që e goditi tankun.
Ata fillimisht e lokalizuan dhe sapo u siguruan që është tank rus, morën dritën e gjelbër për sulm.
Pamjet e publikuara nga ajri shfaqin momentin kur hidhet në erë tanku rus që ishte në lëvizje. /Telegrafi/