Telegrafi

Droni kamikaz i ukrainasve hedhë në erë sistemit artilerik të rusëve, shpërthimi i madh u kap nga kamera

Dronët kamikaz që po i përdor ushtria ukrainase janë bërë makth për trupat pushtuese ruse të Vladimir Putinit.

Madje në shumë raste, këta dronë kanë qenë aq efektiv në operacione ushtarake, saqë kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse si në personel ashtu dhe në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.

E dëshmia më e fundit për këtë është një video e publikuar së fundmi ku shihet sesi dronët e ukrainasve godasin artilerinë ruse, ku nga shpërthimi i fuqishëm krijohet një top i madh i zjarrit që ngritet në qiell.

Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara i dërgojnë edhe 250 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

Në momentin që droni ukrainas përplaset në sistemin artilerik të rusëve që e kishin fshehur në zonën pyjore, vjen deri te një shpërthim i fuqishëm që me gjasë ishte shkaktuar nga artileria që u përfshi nga zjarri.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase është duke vazhduar por me një ritëm më të ngadaltë sesa që ishte pritur. /Telegrafi/