Site icon Telegrafi

Droni kamikaz i ukrainasve, hedhë në erë katër ushtarë rusë

Dronët kamikaz janë bërë një prej armëve më të kërkuara dhe më të efikase për ushtrinë ukrainase.

Ata çdo ditë e më shumë po i shkaktojnë humbje forcave pushtuese ruse, duke përdorur pikërisht dronët kamikaz, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre janë dron komercial të lirë që pas disa modifikimeve shndërrohen në armë vdekjeprurëse.

Lexo po ashtu Putini nuk dëshiron që e vërteta të dalë në shesh - arreston gazetarët e huaj që raportonin për protestën e grave të ushtarëve që po luftojnë në Ukrainë

Në një video të filmuar nga ajri, shfaq momentin kur droni godet një ushtar rus i cili po ecte në një fushë të mbuluar pjesërisht me borë.

E në një aksion tjetër shihen tre ushtarë rusë duke u tërhequr, kur nga pas goditen nga një dron kamikaz që i hedhë në erë. /Telegrafi/

Exit mobile version