Rojet kufitare ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë një antenë komunikimi të ushtrisë ukrainase.
Rusët e kishin kamufluar në një zonë malore, duke menduar se nuk do të zbulohet, transmeton Telegrafi.
Por, pasi që ukrainasit ngritën në ajër dronin, lokalizuan antenën të cilën më pas e shkatërrojnë me dron kamikaz.
Antena është shkatërruar në rajonin e Kharkivit, një prej zonave ku po zhvillohen betejat më të ashpra.
E pajisje të tilla komunikimi janë shkatërruar nga ukrainasit edhe në zona tjera, që konsiderohen si kyçe për ushtrinë ruse që u nevojitet të kërkojnë ndihmë dhe koordinojnë veprimet ushtarake. /Telegrafi/