Site icon Telegrafi

Droni kamikaz shkatërron tankun rus, shpërthimi ishte tejet i fuqishëm – pamje nga ajri

Droni kamikaz ukrainase nga brigada e 72-të e motorizuar ka goditur një tank rus në një zonë malore.

Tanku rus ishte ndalur prapa pemëve, duke tentuar ta “maskojnë”, por operatori i dronit ukrainas e lokalizoi dhe sulmoi, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga ajri tregojnë momentin kur droni i afrohet nga pas dhe në një moment e godet, e nga këndi tjetër shihet se si ndodhë shpërthimi.

Lexo po ashtu Ukrainasit hedhin në erë anijen e ushtrisë ruse, e godasin me dron kamikaz – publikohen pamjet e sulmit

E nga municioni që gjendej brenda, vjen deri te një shpërthim jashtëzakonisht i fuqishëm, pasi zjarri kishte depërtuar në kabinën ku mbahet municioni.

Shpërthimi është vërejtur nga qindra metra distancë, kurse nga tanku nuk ka mbetur pothuajse asgjë pasi copëzat i fluturuan me dhjetëra metra. /Telegrafi/

 

Exit mobile version