Telegrafi

Dronët ukrainas shkatërrojnë tanket dhe mjetet e blinduara të Kremlinit, me predha i gjuajnë edhe ushtarët rusë

Operatorët e dronëve ukrainas janë bërë pothuajse të pathyeshëm përballë forcave pushtuese të Vladimir Putinit.

Ata në shumicën e operacioneve që po i realizojnë në tërë territorin e Ukrainës, po i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Këto humbje janë si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e këtë më së miri e dëshmon videoja më e fundit nga fushëbeteja.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur dronët e Kievit hedhin në erë tanket dhe mjetet e blinduara, si dhe ekzekutojnë ushtarët rusë të cilët i godasin me predha.

Lokacioni i këtyre luftimeve nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, kurse ajo çfarë vërehet më së shumti është preciziteti i dronëve ukrainas. /Telegrafi/