Ushtarët ukrainas nga njësia Phoenix, ka shkatërruar dy tanke dhe pesë autoblinda të rusëve në Kramatork të cilët i goditi me dronë.
Kjo është bërë e ditur në ueb-faqen e Gardës Kombëtare të Ukrainës, që shpërndanë videon e këtij operacioni, transmeton Telegrafi.
Operatorët e dronëve kanë shkatërruar edhe dy kamionë për personel, si dhe traktor të blinduar BTS-4.
Dronët ukrainas të njohur si Baba Yaga, goditën edhe pozicionet e rusëve nëpër istikame në rajonin e Kharkivit.
Pamjet nga droni, shfaqin momentin kur tanket dhe autoblindat ruse hidhen në erë nga dronët dhe artileria ukrainase. /Telegrafi/