Operatorët e dronëve ukrainas si çdo ditë, edhe sot patën detyra të veçanta në fushëbetejë.
Kësaj radhe ata kishin për objektiv istikamet brenda të cilave ishin pozicionuar forcat ruse, transmeton Telegrafi.
Brigada e 24-të e motorizuar e këmbësorisë ukrainase, kishin për mision që të zmbrapsin apo eliminojnë ushtarët rusë që ishin pozicionuar nëpër istikame.
Dronët hodhën bomba mbi ta në lindje të vendit, ndërsa lokacioni i saktë akoma nuk është zbuluar për arsye të sigurisë.
Në pamjet nga ajri shihen sesi dronët hedhin bomba mbi istikame, kurse ushtarët rusë e pësojnë keq – madje me raste as që i vërenin bombat që u binin nga “qielli”. /Telegrafi/