Dronët ukrainas kanë sulmuar rafinerinë ruse të naftës gjatë natës së kaluar, dhe kjo është hera e tretë që po ndodhë mbi këtë rafineri – duke shkaktuar shpërthimin e një zjarri të madh.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 15 dronë ukrainas u shkatërruan nga mbrojtja kundërajrore – tetë mbi rajonin Rayaza, gjashtë në Kursk dhe një në Belgorod të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Video të ndryshme amatore shfaqin zjarrin që shpërtheu në Ryazan, por kjo rafineri u sulmuar edhe dy herë – pra gjatë 23 dhe 24 janarit.
Edhe vetë autoritetet ruse kanë konfirmuar sulmin e koordinuar ukrainas mbi territorin e tyre – që kishte për shënjestër rafineritë e naftës.
Ukrainasit prej kohësh kanë shënjestruar rafineritë ruse, me qëllimin e vetëm – ngadalësimin e prodhimit të derivateve që përdoren në makineritë ushtarake ruse që janë dërguar në Ukrainë. /Telegrafi/
Russia’s oil industry takes another blow as drones hit a refinery in Ryazan for the second time this week. More than ten explosions reported. Flames are raging. pic.twitter.com/uj6MfbmBFP
— KyivPost (@KyivPost) January 26, 2025