Site icon Telegrafi

Dronët ukrainas godasin rezervuarët e karburanteve dhe fabrikën e metalit në Rusi

Dy dronë ukrainas kanë goditur rezervuarët e karburanteve në një nga fabrikat më të mëdha të hekurit të Rusisë, ndërkaq raportohet se nuk ka të lënduar, shkruan Reuters.

Guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit tha se droni i dytë ka goditur fabrikën e mineralit të hekurit Mikhailovsky GOK që është në pronësi të Metalloinvest, prodhuesit më të madh të mineralit të hekurit në Rusi, transmeton Telegrafi.

Ai tha në rrjetet sociale se radarët e mbrojtjes kundërajrore janë aktiv, dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm ukrainas, përmes një video-mesazhi tregon pse Rusia nuk e tregon të vërtetën për sulmin që i bëri Ukrainës

E një video e postuar në Telegram, shfaq tymin e zi duke u ngritur në qiell pasi kjo fabrikë u godit me dron.

Starovoit ka akuzuar Kievin për sulmet në fabrikë në rajonin e Kurskut, që gjendet vetë 90 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Dronët ukrainas shpesh godasin rafineritë e naftës ruse, dhe infrastrukturën ekonomike të shtetit që filloi pushtimin e Ukrainës dy vite më parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version