Pas një sulmi ajror rus që dëmtoi një nga trafo-stacionet e tensionit të lartë nga ofruesi kryesor i energjisë në Ukrainë, DTEK është bërë e ditur se ka ka ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin port Odesa.
“Situata mbetet e rënduar. Për të shmangur mbingarkesën në rrjet, shpërndarja e rrymës nuk do të ndodhë sot në qytet, kurse edhe konsumi industrial është kufizuar gjithashtu”, u tha nga DTEK në Telegram.
Administrata në Odesa bënë të ditur në Telegram, se qyteti dhe rajoni është sulmuar me dron të cilët i lansoi Rusia.
Katër prej tyre u rrëzuan mbi Odesa dhe në rajonin fqinj Mykolaiv, transmeton Telegrafi.
Copëzat e dronëve të rrëzuar kanë rënë mbi trafo-stacionet që shkaktuan zjarre, dhe detyruan administratën e atjeshme t’i shkyçin për të shmangur më të keqen.
DTEK bëri të ditur se furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet sot në dy rajone tjera. /Telegrafi/