Telegrafi

Dronët kamikaz të ukrainasve shkatërrojnë kolonën me tanke dhe autoblinda ruse në rajonin e Donetskut

Kolona me tanke dhe mjete tjera të blinduara të ushtrisë ruse, janë hedhur në erë nga dronët ukrainas dhe sipas Kievit gjithçka është zhvilluar brenda një dite.

Humbjet e rusëve janë të mëdha kur bëhet fjalë për sulmet e ukrainasve me dronë, dhe kjo ka bërë që edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu të kritikojë menaxhmentin e fabrikave të municionit që sipas tij nuk po mund të mbulojnë kërkesat, transmeton Telegrafi.

Një video e filmuar nga ajri, shfaq tanket dhe autoblindat e ushtrisë së Vladimir Putinit duke mësyrë pozicionet e ukrainasve, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një luftanije ruse, publikojnë pamjet e operacionit në Krime

Ata u goditën me dronët kamikaz të cilët kishin kamera të vendosura, dhe dokumentonin çdo sulm ndaj makinerisë luftarake ruse.

Sulmi ka ndodhur në Novomykhailivka në rajonin e Donetskut, që aktualisht kontrollohet nga rusët në lindje të Ukrainës.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e tri tankeve ruse të tipit T-72, pesë mjete të blinduara amfibe MTLBS si dhe mjete tjera të blinduara luftarake. /Telegrafi/