Telegrafi

Dronët kamikaz të ukrainasve hedhin në erë veturat dhe pozicionet ruse në Soledar

Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin mjetet motorike të rusëve që hidhen në erë nga brigada e 30-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër në po të njëjtën zonë, operatorët e dronëve ukrainas kamikaz goditën edhe pozicionet mbrojtëse të rusëve, ku nga përplasja shihet duke dalë tym i zi nga disa objekte.

E me këta dronë kamikaz, ukrainasit po arrijnë çdo ditë e më shumë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese ruse.

Ndërkaq sot në takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me ministrat e Jashtëm të BE-së janë dakorduar për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. /Telegrafi/