Telegrafi

Dronët kamikaz të ukrainasve hedhin në erë depot e municioneve të rusëve

Gjatë të dielës mbrëma, dronët ukrainas kanë goditur depot e municionit të ushtrisë së Vladimir Putinit thellë në territorin rus.

Ishin pjesëtarët e inteligjencës ukrainase, që konfirmuar sulmin e kryer mbi depot e municionit në fshatin Serhiivka në rajonin e Voronezhit.

Ky fshat shtrihet përgjatë vijës kufitare në verilindje të Ukrainës, që e kishte pushtuar Rusia në fillim të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Një video amatore shfaq dronët kamikaz duke fluturuar në një zonë malore, dhe momentin kur përplasen dhe ngritet në qiell tymi i zi si dhe dëgjohen shpërthimet e fuqishme.

Deri më tani nuk raportohet për të vrarë apo të plagosur, ndërsa banorët e fshatit të qarkut Podgorensky janë evakuuar nga autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/