Telegrafi

Dronët kamikaz ia mësyjnë makinerisë luftarake të rusëve, kamera kap momentin kur ushtarët e Putinit tentojnë të ikin – por pa ndonjë sukses

Operatorët ukrainas të dronëve, janë bërë lojtarët kryesorë në luftimet më të ashpra që po zhvillohen në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Ata nga fillimi i luftës në këtë vend, kanë arritur të shkatërrojnë shumë armë, municione e madje të vrasin mijëra ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.

Një video e filmuar nga ajri shfaq aksionet e operatorëve, që për objektiv kishin makinerinë luftarak të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu Pjesëtarët e Wagnerit rus kanë filluar të tërhiqen nga qyteti i Bakhmutit

Në video shihen dronët kamikazë që godasin tanket, autoblindat, kamionët e madje edhe veturat e vogla brenda të cilave gjendeshin ushtarët rusë.

Në disa momente ata janë kapur duke tentuar të braktisin mjetet luftarake, derisa e shihnin se po u afroheshin dronët kamikaz.

Madje në një rast droni shpërthen pikërisht pak centimetra larg fytyrës së ushtarit, që hapi derën e kamionit në lëvizje dhe tentoi të hidhet nga mjeti transportues. /Telegrafi/