Operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase kanë patur sërish një mision, shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara të rusëve.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq tanket ruse në një zonë malore që ishin ndalur dhe kishin marrë pozicionet mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
E pasi që dronët i vëzhgonin nga sipër, dhe analizonin nëse përbëjnë rrezik për artilerinë ukrainase që gjendej disa kilometra larg tyre, ata u hedhin bomba.
Fillimisht droni zbret aq poshtë, sa që krijohet përshtypja sikur do të futet brenda tankut, dhe më pas përmes kapakut ku futet shoferi e hedhë një granatë dhe largohet me shpejtësi.
Njëjtë veproi edhe me tanket tjera, e për t’u siguruar që më nuk do të jenë të afta për të kryer sulme, u hedh granata tjera duke shkaktuar zjarr që i shkrumbon makineritë e ushtrisë së Putinit.
Pamjet janë realizuar në periferi të Bakhmutit, ku aktualisht po zhvillohen betejat më të përgjakshme që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/