Zëvendskryeministri i Moldavisë, ka njoftuar se raketat dhe dronët rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore gjatë një sulmi masiv mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Mihai Popsoi dënoi fuqishëm këtë veprim – pra shkeljen e hapësirës së tyre ajrore nga ana e Rusisë, transmeton Telegrafi.
Ai tha se “shpërthimet në afërsi të kufirit të tyre dhe fluturimi i ulët i dronëve mbi fshatrat e Moldavisë rritin rrezikun e popullit moldav nga lufta brutale e Rusisë”.
Kjo nuk është hera e parë që forcat ruse shkelin hapësirat ajrore të shteteve fqinje të Ukrainës. Raste të tilla janë raportuar në Poloni dhe vende tjera.
E kjo detyroi autoritet e sigurisë që të ngritin në ajër aeroplanët luftarakë, me qëllim që të ruhet hapësira e tyre ajrore. /Telegrafi/
We strongly condemn the violation of Moldova’s airspace by Russia’s missiles and drones targeting Ukraine’s critical infrastructure today. Explosions near our border and sightings of low-flying drones over villages underscore the risks to our people from Russia’s brutal war. pic.twitter.com/WFa4OX46cr
— Mihai Popșoi (@MihaiPopsoi) November 17, 2024