Inteligjenca ushtarake ukrainase (HUR) ka rritur kapacitetet luftarake kur bëhet fjalë për dronët detarë Magura – duke ia përshtatur raketat Archer IR për sulme në ajër, duke ua futur në palcë frikën ushtarëve rusë që gjenden nëpër luftanije por edhe aeroplanë.
Bëhet fjalë për sistemin R-7 të mbrojtjes ajrore nga epoka sovjetike – që është përdorur kryesisht nga aeroplanët MiG-29 apo Su-27 që sipas NATO-s njihen edhe me emrin AA-11 Archer, transmeton Telegrafi.
Dronët detarë ukrainas janë pajisur me raketa të tilla që do të përdoren për operacione luftarake në Detin e Zi, duke u bërë kështu rrezik edhe më i madh për forcat e Kremlinit që po hezitojnë të ngritin në ajër aeroplanët dhe të nxjerrin nga portet luftanijet.
Magura është një dronë detar i zhvilluar në Ukrainë që është përdorur në shumë raste për të sulmuar flotën ruse në Detin e Zi, duke i mbushur me eksplozivë.
Madje ukrainasit me këta dronë kanë arritur të shkatërrojnë shumë luftanije ruse siç është Caesar Kunikov, Sergei Kotov, Serna dhe Akula.
“Flota ruse e Detit të Zi, me ndihmën e aviacionit dhe komponentëve tjerë, kanë kërkuar krijimin e forcave shtesë për të parandaluar sulmet ukrainase, në veçanti sulmet me mjete amfibe”, thuhet në kumtesën e HUR-it. /Telegrafi/