Telegrafi

Me drona Bayraktar, Ukraina për tri ditë shkatërroi pajisje dhe tanke ruse në vlerë të 26 milionë eurove

Qeveria ukrainase thotë se brenda tre ditësh shkatërruan pajisje dhe tanke ruse me vlerë më shumë se 28 milionë dollarë.

Për tre ditë, ukrainasit me ndihmën e dronave Bayraktar i kanë shkaktuar armikut dëme kolosale ushtarake.

Nga 31 gushti deri më 2 shtator, një palë dronë Bayraktar TV-2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milionë dollarë (euro).

Kjo u raportua nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Bëhet fjalë për tetë tanke T-72 (çmimi i vlerësuar i njërit është 3 milion dollarë), dhe një njësi armësh vetëlëvizëse ACACIA (1.6 milion dollarë), BMP (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë).

“Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve ukrainase. /Telegrafi/