Kiara Tito po ashtu ka qenë një personazh shumë i diskutuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Bukuroshja, e cila bëri bujë të madhe në këtë format, po vazhdon akoma të jetë e pëlqyer nga publiku.
Duke qenë se ka krijuar fansa të shumtë përgjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ditën e sotme (e premte) ka pranuar një dron.
Fansat duket se i kanë dërguar një dron duke ia përmendur disa gjëra që e përkufizojnë atë.
“Kiara finaliste”, “Të zotët e shtëpisë”, “Në hapësirën e Kiarës”, “Sinqerisht, realisht me ty” – janë fjalët që janë shfaqur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo fillimisht u eliminua nga gara, por u rikthye një javë më vonë bashkë me tre banorë të tjerë si më të votuarit nga publiku.
Moderatorja i ka dhënë shumë shtëpisë përfshirë këtu edhe lidhjen me artistin nga Shkodra, Luiz Ejllin. /Telegrafi/