Telegrafi

Drogba: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Didier Drogba beson se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e meriton Topin e Artë edhe në këtë vit.

Drogba ka pranuar se është një tifoz i madh i talentit francez të Pairs-Saint Germain, Kylian Mbappe.

Por, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka thënë se Mbappe nuk mund të kalojë Ronaldon për këtë gong të këtij viti.

Lexo po ashtu Allegri: Ronaldo e meriton Topin e Artë

“Do të ishte mirë të shihja Kylian Mbappe të fitonte Topin e Artë. Do të ishte freskuese”, ka thënë fillimisht Drogba.

Kylian Mbappe (Getty Images)

“Por Ronaldo është ende këtu, ai është ende një makinë”.

“Ai ka fituar të gjitha Ligat e Kampionëve në vitet e fundit, ka ndryshuar kampionatin për të shkuar në Juventus ku ai tashmë po shkëlqen”.

Lexo po ashtu Ronaldo në histori të Juventusit, thyen rekordin 50 vjeçar

“Ky njeri është i pabesueshëm”, përfundoi legjenda e Chelseat.

Ndryshe, Ronaldo po kalon në formë të lartë edhe te Juventusi, ku në 16 paraqitje në të gjitha garat ka 10 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/