Didier Drogba beson se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e meriton Topin e Artë edhe në këtë vit.
Drogba ka pranuar se është një tifoz i madh i talentit francez të Pairs-Saint Germain, Kylian Mbappe.
Por, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka thënë se Mbappe nuk mund të kalojë Ronaldon për këtë gong të këtij viti.
“Do të ishte mirë të shihja Kylian Mbappe të fitonte Topin e Artë. Do të ishte freskuese”, ka thënë fillimisht Drogba.
“Por Ronaldo është ende këtu, ai është ende një makinë”.
“Ai ka fituar të gjitha Ligat e Kampionëve në vitet e fundit, ka ndryshuar kampionatin për të shkuar në Juventus ku ai tashmë po shkëlqen”.
“Ky njeri është i pabesueshëm”, përfundoi legjenda e Chelseat.
Ndryshe, Ronaldo po kalon në formë të lartë edhe te Juventusi, ku në 16 paraqitje në të gjitha garat ka 10 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/