Sulmuesi afrikan, Didier Drogba pritet t’i rikthehet përsëri fushave të gjelbërta.
Pasi ka përfunduar kontratën me skuadrën amerikane Montreal Impact, Drogba është lojtar i lirë.
Kësisoj ish-anëtari i Chelseat po e shqyrton mundësinë të rikthehet përsëri të luaj në Evropë.
Është gjiganti turk Galatasaray që po kërkon përsëri shërbimet e sulmuesit afrikan.
38-vjeçari ka një ofertë për një vit e gjysmë nga Galatasaray dhe është duke e shqyrtuar atë.
Gjithsesi ish-reprezentuesi i Bregut të Fildisht ende nuk ka vendosur për të ardhmen pasi ai kërkohet edhe nga skuadrat kineze. /Telegrafi/