Telegrafi

Drogba konfirmon zyrtarisht pensionimin nga futbolli

Didier Drogba (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Chelseat dhe Bregut të Fildishtë, Didier Drogba ka konfirmuar se po tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë u paraqit për skuadrën e Phoenix Rising në sezonin 2018 në League Soccer League (USL), por nuk do të luajë më.

Rising, klub në të cilin Drogba është bashkëpronar, humbi në Louisville City në finalen e Kupës së SHBA-ve më parë këtë muaj dhe kjo ishte ndeshja e tij e fundit.

Lexo po ashtu Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore  

Drogba më herët tregoi se ky do të ishte viti i tij i fundit si profesionist dhe dy herë futbollisti më i mirë afrikan njoftoi të mërkurën mbrëma vendimin e tij.

“Pas 20 vjetësh, unë kam vendosur t’i jap fund karrierën time të të luajturit futboll”, ka thënë fillimisht Drogba për SportshourBBC World Service.

“Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund futbollit, për të ndihmuar disa talentë të rinj për t’u zhvilluar”.

Drogba duke festuar titullin e vitit 2015 (Foto: Getty Images)

“Për të dhënë diçka në lojë ishte mënyra më e mirë për të përfunduar, pasi kam mësuar aq shumë në lojë”, përfundoi sulmuesi.

Drogba fitoi katër tituj të Ligën Premier, katër FA Cup dhe tre kupa EFL, duke u bërë një legjendë e klubit Blu.

Ai gjithashtu shënoi penalltinë fituese në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2012, duke mposhtur Bayern Munichun dhe duke fituar titullin e parë të Chelsea në garën më të madhe evropiane.

Drogba gjithashtu arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në dy raste dhe fitoi titullin e Superligës me Galatasaray pas largimit nga Chelsea në vitin 2012. /Telegrafi/