Site icon Telegrafi

Driton Selmanaj përmend dy emra për president për të cilët dyshon se LVV dhe PDK bashkohen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se edhe nëse merren vesh me Vetëvendosjen, posti i presidentit është vështirë i arritshëm për partinë e tyre.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë LDK ka dyshime se kur të vijë koha e zgjedhjes së Presidentit Vetëvendosje do ta “tradhtojë” LDK-në, ashtu si bëri me postin e Kryetarit të Parlamentit.

Ai thotë se oferta e Vetëvendosjes ndaj LDK-së në pikën e presidentit ka shumë pikëpyetje, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se gjetja e një presidenti konsensual për Vetëvendosjen më i lehtë do të ishte të bënte me PDK-në se me LDK-në pasi sipas tij ata kanë figura të përbashkëta historike.

Lexo po ashtu Driton Selmanaj i përgjigjet Albulena Haxhiut: LDK i bëri tri lëshime

Selmanaj ka thënë se Rexhep Qosja apo Hydajet Hyseni janë figura që Vetëvendosje dhe PDK i kanë të përbashkëta dhe, sipas tij, njëri nga ta do të mund të propozohej për president dhe të merrte mbështetje nga dy ato parti.

Duke folur për mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër nëse dështon ai me Vetëvendosjen, Selmanaj ka thënë se për momentin LDK është duke investuar të gjitha energjitë për të arritur një koalicion me Vetëvendosjen.

“Për momentin nuk ka alternativë tjetër pos koalicionit me Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj./Telegrafi/

Exit mobile version