Telegrafi

Driton Kuka uron Majlinda Kelmendin për ditëlindje: Kryevepra e punës time

Driton Kuka i ka bërë një urim special Majlinda Kelmendit me rastin e ditëlindjes së saj.

Trajneri kosovar i xhudos ka postuar një foto të kampiones tonë në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur atë si kryevepra e punës së tij.

“Urime ditëlindja Majlinda. Majlinda’s birthday. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar! Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin . Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka shkruar Kuka.

Urime ditëlindja Majlinda Majlinda’s birthday Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar!Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin …Kryevepra e punës time – Majlinda

Publiée par Driton Toni Kuka sur Vendredi 8 mai 2020

Por, trajneri nuk ka harruar t’i bëjë pejanes edhe një torte me rastin e ditëlindjes, duke ia lënë me ngjyra sukseset e saj në rrafshin individual dhe atë me Kosovën.

Majlinda Kelmendi arriti të rikthehej nga një lëndim që e kishte, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

Sukseset e xhudistes tonë në aspektin individual dhe atë shtetëror janë aktualisht të pakrahasueshme, duke bërë popullin shqiptar  të ndihen krenar për një sportiste të veçantë që posedojnë. /Telegrafi/

#birthdaygift Backnumber history of Majlinda 💪Blue – All competitorsRed – World Champions Gold – Olympic Champions#oneandonly #majlindakelmendi #worldchampion #olympicchampion #proudcoach #tonikuka

Publiée par Driton Toni Kuka sur Samedi 9 mai 2020