Telegrafi

Driton Kuka tregon edhe një herë se përse Majlinda është “Krenaria e Kombit”

Foto: Ijf.org

Tashmë edhe zyrtarisht, Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në xhudo, por jo për t’u shkëputur nga sporti.

Inspirimi i shumë gjeneratave të reja në Kosovë nuk do të garojë më në gara të ndryshme, por do të jetë ndihmëse trajnerë e Driton Kukës.

Toni përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka rikthyer edhe njëherë të arriturat e Majlindës dhe përse e meriton epitetin si “Krenaria e Kombit”:

Lexo po ashtu Pensionimi i krenarisë së sportit shqiptar, Majlinda: Më keni krahasuar me figurat më të mëdha, por edhe unë kam dhënë 200 për qind për të mos ju zhgënjyer

#retirement

Faleminderit Majlindë!

Sa shumë krenar me veprën tande!

Vepër e inspirimit se si duhet atdheu.

🥇 2016 Olympic Champion

🥇 2013 World Champion

🥇 2014 World Champion

🥇🥇🥇🥇 European Champion 14, 16, 17, 19

🥇 2013 World Masters

🥇 7x Grand Slam

🥇 10x Grand Prix

🥇U23 European Champion 2012

🥇Jr. World Champion 2009

🥇Jr.  European Champion 2009 & 10. /Telegrafi/