Driton Kuka është njëri nga më meritorët që Kosova ka qindra medalje të arta në xhudo.
Trajneri pejan ka qenë shumë i suksesshëm me xhudistët si Akil Gjakova, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e të tjerë.
Kuka ka pasur ditën e sotme një mysafir tejet të veçantë në stërvitje.
Atë e ka vizituar kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj që ka ushtruar pak me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.
“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar”, ka shkruar Kuka në postimin e tij. /Telegrafi/