Telegrafi

Driton Kuka: Puna e madhe po del në sipërfaqe

Kampionia evropiane Majlinda Kelmendi e trajneri i saj, Driton Kuka, ndihen të gëzuar për suksesin e arritur sot në kampionatin evropian të xhudos në Kazan të Rusisë në të cilin Majlinda u stolis me medaljen e artë.

Driton Kuka, u tregua i lumtur për suksesin e radhës.

“Puna e madhe po del në sipërfaqe. Jam krenar me nxënëset e mia”, tha Kuka për KALLXO.com duke iu referuar edhe suksesit të garueses tjetër nga Kosova, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë.

Kelmendi mundi në finale rivalen franceze, Priscilla Gneto, duke ia shtuar vetes dhe Kosovës edhe një sukses në arenën ndërkombëtare të sportit.