Driton Kuka ka folur pas fitimit të medaljes së bronztë të xhudistes, Loriana Kuka, në Kampionatin Botëror në Tokio të Japonisë.
Loriana ka arritur t’ia sjell Kosovës medaljen e tretë nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio.
Xhudistja e re pejane ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë, duke iu bashkuar në triumf edhe Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.
Ky triumf e ka gëzuar tej mase trajneri, Driton Kuka, i cili është edhe axhë i Lorianës dhe gëzimin e tij e ka përshkruar në një postim në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Tokyo sivjet po më çmend!
Tri medalje në Kampionat Botëror!
Po duket si ëndërr
Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet
Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por …
Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar
Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!
Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!
Kosova mbi të gjitha
/Telegrafi/