Telegrafi

Driton Kuka pas medaljes së artë Olimpike: Disi, krenaria e Kombit

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas triumfit të Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

Lexo po ashtu Kosova lë gjurmë në Japoni, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

Ky triumfi i Distrias e ka bërë të lumtur trajnerin e saj, Driton Kuka, i cili ka reaguar në profilin e saj privat në Facebook, duke e cilësuar si krenari kombëtare.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Kampione Olimpike!

Disi krenaria Kombit!

Xhudo për popullin Shqiptar kudo anembanë Botës!

/Telegrafi/